NGA AGRON bRATAJ

Prindërit e Ermal Ngucaj, pritën ti merrte 40 vjeçari në port teksa ktheheshin  nga Italia , të martën e 13 Tetorit.  Por, telefoni celular i 40 vjeçarit rezultonte i fikur që prej të hënës në mbrëmje.  E fundit që ka komunikuar me të  ka qënë bashkëshortja e tij,  të cilës i ka thënë vetëm pak fjalë.

” Do ndërrohem dhe do iki për punë, ik se ngatërrova rrugën”- dhe mbylli tel.

Për familjarët, kjo është hera që Ermali nuk kontakton për një kohë të gjatë.

Babai i tij Fejzi Ngucaj tregon se të martën në mbrëmje ka kërkuar për Ermalin, teksa në afërsi të një karburanti ka marrë vesh se automjeti i të birit ishte parë më Mavrovë.

” Më shoqëroi një punëtor i karburantit deri të makina, ai e kishte parë makinën kur vinte për në punë. Lajmërova policinë, dyshova se mos e kishin vrarë dhe e gjeja në bagazh” – thotë  80 vjeçari më lot në sy.

Për nënën, Mjafrime Ngucaj, kjo ngjarje është shumë.e rëndë. Ata nuk kishin të dhëna për ndonjë konflikt të mundshëm të tij.

Ndërsa apelojnë gjetjen e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*