Ndërsa na ndajnë pak orë nga nisja e votimit, në Elbasan ka probleme me shpërndarjen e materialeve zgjedhore në disa qendra votimi.

Sot ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore, por në KZAZ 47 të Elbasanit nuk ka nisur ende, ndërsa KZAZ 50 ka ndërprerë shpërndarjen. Duket se problemi është tek Partia Demokratike, partia që ka ndryshuar në vazhdimësi komisionerët në këtë qark dhe po pengon procesin e shpërndarjes së materialeve zgjedhore.

Deri më tani raportohet se: KZAZ 50 ka kryer 50% të shpërndarjeve, KZAZ 49 sapo filloi, KZAZ 47 nuk ka filluar ende pasi janë ende duke bërë vendimet, ndërsa në KZAZ 48 janë kryer 20% e shpërndarjeve.

Një reagim ka ardhur edhe nga drejtuesit politik i PS në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, i cili është shprehur se: “Shpresojmë që PD të plotësojë komisionerët në kohë. Duhet që nesër çdo qendër votimit të jetë gati dhe zgjedhësit të votojnë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*