Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përplasjet e ndodhura mëngjesin e sotëm pranë Teatrit Kombëtar, dhe këmbëngul se Teatri i ri do të bëhet, pavarësisht çdo qëndrese. Rama shprehet se asnjë minorancë nuk mund të ndalë projektin për Teatrin e ri.

“Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend. Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë, Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

‘’Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës. Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar, po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë”, shkruan më tej Rama.

Më herët për tensionet në Teatrin Kombëtar ka reaguar dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, ku shkruante:

“Lajm i mirë që pas kaq vitesh teatër në politikë, LB shkon për herë të parë në Teatër. S’besoj tallashi i ngjan ndonjë teatri në Holandë, ku më i fundit është Theatre de Stoep! Si tek Lodrat, Pazari, Bulevardi e Sheshi, Tirana do fitojë sërish”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*