Protestë nga komuniteti rom dhe egjyptian në Vlorë përpara bashkisë së Vlorës.Protestë që ka nisur prej orës 10 të mëngjesit.

Këshilli bashkiak i Vlorës ka miratuar ligjin për të ndaluar karocat e grumbullimit të hekurave dhe plastikës teksa ka ndaluar me vendim të gjithë këta persona të punojnë në të tillë mënyrë në qytet.

Kjo ka bërë që ditën e sotme me dhjetra protestues të jenë përpara bashkisë.Ata protestojnë pwër bukën e gojës.Bashkia Vlorë ka marr këtë vendim pasi po ndertohen landfilldi dhe punën e këtyre personave do i bëj landfilldi Sherishtës.

Për më tepër që të tillë persona do të punësohen edhe në landfilld duke fituar bukën e gojës.

Landfilldi nuk ka përfunduar ende madje do shumë kohë të mbaroj teksa për këta shtetas nuk ka asnjë argument se ku do te ushqehen gjatë kësaj kohë.Protestuesit akuzojnë bashkinë se i diskriminon dhe e ka harruar të tillë shtresë në nevojë


Flet për media dhe përfaqësuesi i komunitetit Ballkani Egjyptian Behar Sadiku.I cili sqaron se ka patur takim me kryetarin e bashkisë së Vlorës i cili sipas tij nuk e ka dëgjuar fare madje e ka sharë në takim si dhe e ka diskriminuar.

Z.Sadiku pohon se kryetari i bashkisë Vlorë i ka thënë me gojë se do i lejojë të punojnë deri në 31 mars duke i premtuar se nuk do i ngacmoj policia bashkiake.Sipas përfaqësuesit ata i kanë kërkuar kreut të bashkisë shkresë zyrtare për të vërtetuar fjalën e tij por ai nuk ka dhënë asgjë të tillë duke i premtuar vec me fjalë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*