Ndërkohë që jeni duke kryer një lindje natyrale, mjeku mund ta ndalojë dhe të sygjerojë një lindje me operacion, nëse mendon se bebi ka ngecur. Nëse ju kanë plasur ujërat, kjo do të thotë se mitra juaj është gati për të lindur, por edhe pse po shtyni me të gjitha forcat, duket se bebi juaj s’është në gjendje të gjejë rrugën për të ardhur në këtë botë. Kjo do të thotë se bebi juaj ka ngecur! Por pse ndodh kjo? Më poshtë janë 5 arsyet më të zakonshme që e shkaktojnë këtë gjë.

Pozicioni i bebit: Gjatë trimestrit të fundit bebi juaj lëviz automatikisht në pozicionin e lindjes pra me kokën e drejtuar nga legeni, dhe në këtë mënyrë ai e ka më të lehtë për të lindur. Por nëse bebi nuk arrin të marrë pozicionin e lindjes por ende vazhdon të qëndrojë me kokën nga ana tjetër atëherë mund t’ju duhet të lindni me operacion.

Pozicioni juaj: Pozicioni në të cilin ju vendosni të qëndroni gjatë lindjes është po aq i rëndësishëm sa pozicioni i bebit. Nëse ju jeni në pozicionin e duhur është më e lehtë për bebin që të gjejë rrugën drejt legenit tuaj për të pasur një lindje normale.

Përdorimi i epiduralit: Epidurali është një anestetik që i jepet nënave gjatë lindjes për të mos ndjerë dhimbjet e lindjes. Ndërkohë që është i efekshëm për të qetësuar dhimbjet, epidurali mund të shkaktojë dhe disa efekte anësore duke përfshirë dhe ndryshimin e pozicionit natyral të fetusit. Nëse gjatë lindjes ju jepet epidural dhe fetusi ndryshon pozicion ju do ta keni të pamundur të bëni një lindje natyrale.

Bebi është shumë i madh: Një tjetër arsye pse bebi mund të ngecë gjatë proçesit të lindjes është sepse bebi ka peshë dhe përmasa të mëdha, një problem që njihet në mjekësi si makrosomia. Problemi i lindjes së këtij bebi është se për shkak të madhësisë, shpatullat e tij mund të ngecin në legenin e nënës. Në rastet e tilla operacioni është i detyrueshëm.

Legeni problematik: Në disa raste legeni i nënës mund të mos jetë në formën apo madhësinë e duhur. Normalisht shumica e femrave kanë një legen me formën e madhësinë e duhur për të bërë një lindje vaginale por disa femra nuk e kanë këtë fat. Kjo do të thotë se nëse vendosni për një lindje vaginale proçesi i kalimit të bebit nëpërmjet legenit do të jetë i ngadaltë por jo i pamundur. Gjithsesi në rastet kur legeni juaj është shumë i vogël dhe pavarësisht përpjekjeve të shumta bebi has vështirësi, operacioni është mundësia juaj e vetme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*