Prej 24 orësh pulat e ngordhura nga gripi i shpendëve nuk po groposen. Për pasojë pulat po qëndrojnë sërish në dyert e stabilimenteve.

“Duke filluar nga dita e djeshme është ndaluar procesi i groposjes, kjo është arsye se përse ne kemi shpendë të ngordhur në ambientet e jashtme.”

Pas kësaj intereviste Top Channel komunikoi me zv.ministren e bujqësisë, Ermira Gjeçi.

“Shpendët nuk janë groposur pasi kemi hasur një problem teknik, por situatë do të rregullohet menjëherë.”

Pas shpërthimit të gripit të shpendëve ministrisë së bujqësisë iu deshën 5 ditë për të caktuar vendin se ku do të asgjësoheshin pulat e ngordhura, ndërsa sot që kemi vendin na shfaqet një tjetër problem kësaj herë teknik.

Enka Rushani: “Sepse nuk është nënshkruar kontrat me kompani e transportit nga Drejtoria Rajonale e Veterinarisë, pasi e ka për detyre nëse bazohemi tek urdhëri i ministres për situatën e jashtëzakonshme të mbylli të gjitha procedurat me kompaninë e transportit për të bërë eliminimin , pra groposjen e këtyre shpendëve.”

Sipas Planit të Kontigjencës citohet se ministria e bujqësisë, Frida Krifca duhe të marë vendime që kanë të bëjnë me parandalimin e gripit të shpendëve.

“Ministri nxjerr një urdhër për eliminime e shpendëve me shenja klinike dhe ato që dyshon si të infektuara.”

Pavarësisht situatës alamante, ky urdhër ende nuk është lëshuar.

Enka Rushani: “256 mijë shpendë janë akoma të gjallë brenda kapanoneve të stabilimenteve tona. Kjo për një arsye të vetme mosdhënie e urdhërit të asgjesimit të shpendëve.”

Vatrat e reja me grip shpendësh janë shtuar, deri më tani pula të infektuara kemi në zonën e Dibrës, Prespës. Divjakës dhe Durrësit. Ndërkohë që fermat e mëdha duhe të respektojnë masat e biosigurisë, pulat e oborreve duhet të qëndrojnë të izoluara.

Kujtim Mersini: “Mënyra më efikase është rritje e normave të biosigurisë që do të thotë se fermer dhe komplekset industriale duhet të shmangin kontaktin me shpendët e egër në mënyrë që të mos lejohet transmetimi nga shpendët e egër tek shpendët e butë.”

Në tregjet e kafshëve shitja e shpendëve dhe pulave nuk është ndalur. Ekspertët e sigurisë ushqimorë thonë që konsumatori duhet të blejë vetëm shpendët e therur në thertore dhe janë të pajisur me vulën e sigurisë. Sipas tyre ky nuk është momenti i duhur të besojmë se pula dhe vezët tek shitësi ambulant janë të sigurta

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*