Presidentët e Rusisë, shumë shpejt mund të kenë imunitet ndaj ndjekjes penale pasi të largohen nga detyra, sipas një propozimi të ri për të ndryshuar Kushtetutën.

Propozimi, i bërë nga një grup pune në parlament, vjen pasi presidenti Putin deklaroi një muaj më parë për një reformë gjithëpërfshirëse në sistemin politik.

Iniciativat e Putin, të cilat u pasuan nga një riformatim i qeverisë, shpesh herë janë parë si një mënyrë që do t’i jepte atij mundësinë të zgjaste qëndrimin në pushtet pasi t’i përfundonte mandatin në vitin 2024.

“Propozimet e bëra nga grupi i punës në parlament vlerësojnë reformat e Putin, përfshirë dhe atë që iu jep imunitet presidentëve nga ndjekjet penale”, deklaroi deputeti Pavel Krashennikov.

Grupi i punës ka paraqitur tashmë një varg propozimesh të tjera, përfshirë atë që mund të ndryshojë emërtimin e punës së Putinit nga Kreu i Shtetit në Udhëheqësi Suprem.

Dhoma e Ulët e Parlamentit rus tashmë e ka mbështetur me votë propozimin e presidentit Vladimir Putin.

Që propozimet e grupit të punës të hyjnë në fuqi duhet të kalojnë dhe dy votime të tjera në Dhomën e Ulët përpara se të shkojnë tek e Larta dhe më pas të shikohen nga parlamentet rajonale si dhe të marrin në fund firmën e Putin.

Nga ana e tij Presidenti Putin ka deklaruar se për ndryshimet e propozuar mund të kërkohet dhe mendimi i votuesve, pa dhënë një datë se kur kjo gjë mund të ndodhë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*