Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka njoftuar se në orën 14:00 do të ketë një takim me gazetarët për të komunikuar në lidhje me zhvillimet e fundit në vend. Ky takim vjen vetëm pak kohë pas protestës së organizuar nga opozita joparlamentare mbërmjen e djeshme, ku shpërtheu dhuna, me bomba molotov e mjete të tjera piroteknike.
Rama në këtë njoftim nuk ka lënë pa komentuar edhe protestën e opozitës që e quan ‘një grupim i dëshpëruar politik që imponohet përmes dhunës së verbër’.
“Në 14.00 me gazetarët për të komunikuar me opinionin publik në këto momente,kur një grupim i dëshpëruar politik orvatet më kot të imponohet përmes dhunës së verbër, në qorrsokakun pa rrugëdalje të dështimit ku ka hyrë me këmbët e veta. Qetësi dhe Vendosmëri për Shqipërinë që duam!”, shkruan kreu i Qeverisë, Edi Rama.




