Avokati i Popullit ka renditur një listë të gjatë kritikash ndaj projekt buxhetit 2022 që sipas këtij institucioni nuk përmbush një pjesë të mirë të nevojave minimale të mbijetesës kundrejt familjeve që jetojnë në varfëri dhe kategorive më të rrezikuara.

Përballë deputetëve të komisionit të mbrojtjes sociale avokatja Erinda Ballanca fajësoi qeverinë për diskriminim të qytetarëve gjatë pandemisë.

Në sintoni me kritikat e avokatit të popullit është rreshtuar edhe rrjeti për mbrojtjen e barazisë gjinore.

Por kritikat në adresë të ekzekutivit nuk janë pritur mirë nga numri dy i ministrisë së shëndetësisë Denada Seferi që deklaroi rritje të buxhetit për shtresat në nevojë dhe grupeve e riskut.

Në debatin për buxhetin është përfshirë dhe ish-ministri i shëndetësisë Petrit Vasili që deklaroi se minimum jetik ushqimor nuk duhet të jetë poshtë 9 mijë lekë në muaj për person, pasi kequshqyerja ka ndikuar në shkallën e lartë të infektimeve nga COVID-19.

 

 

Pas tre orë diskutimesh dhe debatesh projektligji për buxhetin është miratuar nen për nen vetëm me votat e maxhorancës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*