Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvillon sot me mbështetjen edhe të opozitë së bashkuar, protestën e dytë që pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Njësoj si të hënën, protesta zhvillohet përpara Ministrisë së Brendshme.  Mësohet se në protestë do të mbajnë fjalime artistët dhe jo politikanët.

Nga ana tjetër në gërmadhat e ish-teatrit vijon puna për largimin e inerteve dhe pastrimin e zonës.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarë të shumtë kanë nisur firmosjen e peticionit për rindërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu siç ishte dhe në vendin ku ishte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*