Kryeministri Edi Rama garantoi shqiptarët për vaksinën anti-Covid, dozën e parë të së cilës e mori vetë sot. Ai tha se është një lehtësim i madh për të dhe se shqiptarët nuk do presin më me ankth. Me batutë për teoritë e konspiracionit Rama tha se ilirët nuk mund të bëhen vikingë dhe se nuk ka asnjë çip.

“….Nuk u përfshi në skemën e furnizimit të menjëhershëm, të fillonte me sa më pak diferencë kohe nga ata të cilët kanë dhe gurin dhe arrën në dorë dhe i marrin vendimet dhe bëjnë dhe furnizimet. Ky spostim fare pak javor në kohë është një lehtësim i madh për mua. Tani shqiptarët mund të presin pa ankthin a do vijë a s’do vijë vaksina. Vaksina nuk është e detyrueshme por e këshillueshme dhe duhet të çlirohen nga marrëzitë dhe helmet e burimeve të konspiracionit. Vaksina nuk i bën ilirët vikingë. Ilirët mbeten ilirë, dhe po ashtu është e sigurt që nuk futet çip në trup për të përgjuar thashethemet e kafeneve”.

Kryeministri Edi Rama teksa iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me procesin e vaksinimit në vend, që nisi sot, nuk i kurseu ironitë për liderin demokrat.

Kur një prej gazetarëve e pyeti se kur do të vinte radha e Bashës për t’u vaksinuar, kryeministri tha; “Radhën e ka Saliu kur të hyjmë të moshat e tejthyera.”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*