Drejtori i kabinetit dhe eksperti ekonomik i PD, Dorjan Teliti ka replikuar në distancë me Ramën për aeroportin e Kukësit.

Ky i fundit dje premtoi se në pranverë aeroporti i Kukësit është gati, por Teliti i kujton se edhe në tetor të 2018 të njëjtin premtim jepte.

Teliti thotë se aeroporti i Kukësit me fjalët e Ramës duhet të ishte funksional tre vite më parë, por sipas tij kryeministri premton këtë aeroport sa herëqë përpiqet të fshehë histori korrupsioni prej milionash nga qeveria e tij.

STATUSI NGA DORJAN TELITI

Sa herë ER premton aeroportin e Kukësit, aq herë përpiqet të fshehë një histori korrupsioni milionash.
Ka kaq kohë që me gënjeshtra në 3D u ofron shqiptarëve udhëtime virtuale në aeroporte që duhet të ishin funksionalë që 3 vite më parë.
E gjithë zhurma e propagandës së ER për aeroportin e Kukësit është direkt e lidhur me aferën 400 milionëshe të inceneratorëve. Me shpresën se aeroportet dhe fluturimet imagjinare do të largojnë vëmendjen nga ky skandal, gdhihet dhe ngryset me premtime të pambajtura në 3D. Nga ato qe as stafi që ja përgatit nuk i beson më se mund të realizohen.
I vetmi “investim” për kuksianët këto 7 vjet ka qenë trau me pagesë në rrugën e kombit. Këtë nuk e fshehin as videot në 3d dhe as propaganda e zvjerdhur e Rilindjes së premtimeve boshe

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*