Kryeministri Rama i ka bërë thirrje liderit të PD-së dhe opozitës Lulzim Basha të ulen në tryezë për të qetësuar të gjithë shqiptarët e frikësuar dhe të  tmerruar nga tërmetet e njëpasnjëshme të 3 ditëve të kaluara.

Kreu i qeverisë ia dërgoi këtë mesazh kundërshtarit të tij politik nga ‘’Twitter’’-i. Duke parë situatën e vështirë sociale dhe shpirtërore pas tërmetit shkatërrimtar të ditës së hënë, Rama fton gjithashtu liderët e opozitës të kontribuojnë në hartimin e propozimeve të menaxhimit të situatës pas tërmetit.

Ditë më parë, Rama mirërpriti thirrjen e Bashës për bashkimin sensibilizues të forcave politike në emër të mbrojtjes së qytetarëve të vendit.

”Është koha e bashkimit konkret sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme! Të ulemi për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin e qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë. Unë jam gati!

U bëj apel forcave opozitare të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete. Në këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka e mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjik”, shkruan Rama.

Ndërkohë, Rama u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë se ka ardhur koha të qetësohen.

”Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek; një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët; një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit; një kohë me fitu e një kohë me hum; një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu..” Kjo është koha me u ftillu”, njofton kryeministri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*