Pas eliminimit të turpshëm në Kupën e Mbretit, Reali rikthehet tek fitorja në La Liga duke mposhtur Osasuna me përmbysje. Makthet e Kupës duket se po e shoqëronin Realin edhe në kampionat teksa e panë vetën në dizavantazh që në minutën e 14-të. Ekipi i Zidane reagoj fort dhe shpejt duke përmbysur gjithçka brenda pjesës së parë. Isco barazoi shifrat në minutën e 33-të ndërsa 5 minuta më pas S.Romos u dhuroj avantazhin. Në pjesën e dytë ishte Lucas ai i cili hipotekoi fitores ndërsa në shtesë Jovic kompletoi pokerin e golave duke sigluar shifrat përfundimtare në 1-4. Falë këtij suksesi, Reali përforcon pozitat në krye të klasifikimit, në kuotën e 52 pikëve.

Në takimet e tjera të javës së 23-të në La Liga, Real Sociedad mposhti Atletico Bilbao me rezultatin 2-1, Espanyol mposhti minimalisht 1-0 Mallorca. Një humbje të rëndë 2-1 në transfertë përballë Celta Vigo pësoi Sevilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*