Nga Genta Kaloçi.

Reforma zgjedhore, përcaktimi i pazareve dhe çmimit të votës!
Në emisionin e Eni V. në Top me temë zgjedhoren u përcaktuan saktë pazaret elektorale mes sovranit dhe partive.
Hyrje daljet e partive në pagesa. Bilancet vjetore të buxheteve partiake duhen kontrolluar sipas këtyre kritereve.
– Dalje/pagesat- Partitë, një votë paguajnë minimumi 50€.
– Prurjet/Partitë marrin pare nga bandat, trafiqet, drejtësia, administrata, konçensionet, lavazhi bankar, biznesi, media si edhe nga individët që kërkojnë punë. Shumica e këtyre pagesave bëhet me 10 -70% ndaj partiçkave të dhjerokracisë.
– Për çdo punë në shtet kërkojnë 3000/5000€.
Bëjmë një përllogaritje të thjeshtë të çmimit të shitjes së votës që ju takon për katër vite gjithsecilit nga ju që ta kërkoni nga partitë dhe partiçkat e tyre shifrën si më poshtë.
– Një vit ka 365 ditë, atëherë katër vite kanë 1460 ditë i shumëzojmë me 50€ për një votë na bëjnë 73000€ për person.
Çmimi varion në saj të votave që ofron një familje sipas numrit të anëtarëve të saj.
Një familje me 4 vota çmimi shkon deri në 292000€. Këto pare i keni të pastra, nuk keni përse ti deklaroni, meqse e pranuan faktorët politika/media këto shifra shenjtërohen në emër të opinionit publik.
Me pak fjalë, mos e shisni votën nëse nuk ju japin minimumin e kësaj shifre, maksimumin vendoseni sipas dëshirës.
Të paktën u bë një emision televiziv ku u vendosën saktë kufijtë e çmimeve me shifra. Ata dinë se ç’thonë, ishin të sigurtë e kompetent në ato që thoshin, media/politikë/sovran se japin e marrin mes tyre këto pare që na kanë bllokuar jetën për tre dekada.
Ndërsa ne të tjerët që s’marrim, s’kërkojmë, s’pranojmë qindarkën nga asnjë palë, hamë shqelmat e shuplakat politikofinanciare të Olargis.
Ju falenderojmë për të disatën herë që pranoni vjedhjen dhe grabitjen tonë në lidhje direkte televizive.
PresidencOpozita e trotuarit pasi pranon ndryshimet e zgjedhores në tv, ndërkoh që nga mbrapa paguajnë lobime, kongresmenë për të fituar kohë e për t’ja futur zgjedhores sa krahu.
Këta kanë tantakula si oktapodi (8 tantakula x 2 loqe = 16 + kokën lart = 17 për person) për tua prerë. Një përllogaritje e përafërt del me qindra mijra tantakula brenda dhe jashtë vendit duke marrë parasysh sesa tantakula kanë të gjitha partiçkat plus çirakët e tyre me dhjetra mijra.
Ndërsa ata që presin kanë nga dy duar, s’mund të mbajnë nga 16 palë gërshërë, por prapë se prapë punët bëhen si sahat zvicerian meqse teknologjia ka avancuar.
Sikur ata “fituan” kundër reformës në drejtësi, vetingut, spak-ut, BKH-së dhe i gënjen kaplloqja se do fitojnë edhe ndaj zgjedhores.
Në ëndërr qofsha e ua vendofsha…!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*