Deputetja Rudina Hajdari, njëherësh përfaqësuese e opozitës parlamentare në mbledhjen e Këshillin Politik ka shpërthyer sot në akuza në lidhje me faktin se sipas saj palët kanë arritur një marrëveshje për të mos prekur sistemin.
Sipas saj reformës zgjedhore i është bërë bisht dhe se palët sipas saj i shkelin syrin njër-tjetrit.
“Këshilli Politik nuk është një tryezë ku diskutohet se çfarë thanë kryetarët e Partive. Po diskutohen edhe mandatet. E dini pse ndodh kjo?! Sepse kur mundohet të diskutohet për Reformën Zgjedhore, këta i bëjnë bisht dhe i shkelin syrin njëri-tjetrin. Këta nuk kanë asnjë lloj garancie në mënyrë që për shqiptarët të ketë një garë të ndershme mes shqiptarëve.”, tha ajo.
Ajo ftoi shqiptaret qe te bashkohen per te ndryshuar sistemin zgjedhor.
“Në këtë vend nuk ka liri dhe demokraci. Unë në Shqipëri erdha për të forcuar këto dy drejtime. U quajta tradhtare kur shpreha mendimin tim në Parlament. Këtë betejë do ta çoj deri në fund. Le të më bashkohen të gjithë shqiptarët për të ndryshuar Sistemin Zgjedhor. Këta i kanë gjërat e tyre në rregull. Unë kam besimin që çdo demokrat real do më bashkohet në këtë betejë për të ndryshuar sistemin zgjedhor.”, -tha Hajdari.




