Ndryshon rivali, objektivi dhe sigursht zgjedhjet taktike të trajnerit. Pas humbjes së thellë kundër Francës dhe mbi të gjitha paraqitjes së skuadrës në transfertën e Parisit, Edi Reja pritet të zbresë në fushë kundër Islandës me ndryshime në formacion. Sfida e së martës në “Elbasan Arena” është treni i fundit për kombëtaren e Shqipërisë në misionin e saj tashmë shumë të vështirë për një biletë për në finalet e Euro 2020.

Formacioni Shqiperia

Për këtë arsye fitorja është një detyrim dhe për ta arritur këtë tekniku pritet të niset me një skemë 3-5-2 ofensive. Strakoshës do t’I besohet sërish porta, ndërsa ndryshojnë emrat e tre mbrojtësve që do të rreshtohen përpara tij: Gjimshiti, Dermaku dhe Ismajli. Hysaj në krahun e djathtë dhe Lenjani në të majtin do të kenë detyra më sulmuese. Pas paraqitjes së shkëlqyer në Paris, Kejdi Bare ka fituar rolin e titullarit, ndërsa bashkë me Abrashin, në mesin e fushës pritet të kthehet të luajë në formacion edhe Taulant Xhaka.

69895387 2304353529663863 8633499957111816192 N

Ekseprimenti në “Stade de France” rezultoi i dështuar dhe Odise Roshi do të kthehet në rolin e tij të preferuar, ndërsa bashkë me Uzunin do të ndihmojnë sulmuesin e deklaruar. Reja duhet të zgjedhë mes Bekim Balaj dhe Sokol Cikalleshit, teksa goli i shënuar në Francë ka rritur kuotat e sulmuesit kavajas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*