BRUKSEL

Rastet e reja në me koronavirus në botë kanë shënuar një tjetër rekord. Në 24 orët e fundit në janë regjistruar 307.930 raste të reja në botë, shifra më e lartë që prej nisjes së pandemisë. Piku tjetër më i lartë u shënua në 6 shtator me 306.857 raste ditore.

Sipas të dhënave të OBSH-së të vdekurit në 24 janë 5,500 duke shkuar në total 924,127 persona.

Ndërkohë drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus me anë të një mesazhi në Twitter ka thënë që njerëzit nuk duhet të takohen me njeri-tjetrin as me bërryl pasi ajo nuk ruan distancën për të shmangur ngjitjen e koronavirusit.

“Kur përshëndetni njerëzit, është më mirë të shmangni edhe prekjen me njëri-tjetrit me bërryla sepse kjo nuk ruan distancat. Mua më pëlqen të vendos një dorë në zemër për të përshëndetur njerëzit në këto ditë”,-shkroi Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*