Së fundmi, në rrjet është publikuar një raport i ICMP, ku tregohet sasia e ndjekësve të rremë të personazheve publikë në profilet e tyre në Instagram.

Të dhënat janë vërtetë zhgënjyese dhe në lidhje me këto statistika ka reaguar edhe Bleona Qereti, e cila në profilin e saj në Instagram thumbon të gjithë VIP-at shqiptarë me ndjekës të rremë.

Bleona tregon se të gjithë ndjekësit e saj janë “bio”, ndaj sa herë ndeshet me VIP-a në aeroporte, të vetmes së cilës i kërkojnë foto, është Bleona.

“Disa nga këta të famshmit tonë, (që mos ti përmend me emra të përveçëm, sepse i dini të gjithë)  filluan një lloj sjelljeje me mua, duke më lënë të kuptoj se janë më të famshëm nga unë meqë kishin më shumë followers se unë. Ndërkohë kur janë me mua nëpër darka e dreka, apo kur rastësisht takohemi nëpër aeroporte,të gjithë ata që vijnë për foto, bëjnë foto vetëm me mua. Të gjithë bleonairs-at e mi janë bio!”- ka thumbuar Bleona në Instastory-t e saj.

Epo, ky ishte mesazh goxha pikant për kolegët e këngëtares!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*