Kryeministri Edi Rama i besoi drejtimin politik të PS në Shkodër, duke e rikthyer Ilir Beqajn në kryeqendrën e Veriut. Me një te kaluar politike si ministër i Shëndetësisë përgjatë viteve 2013-2017, kohë në të cilën pati shumë akuza dhe dritëhije për përfshirje në afera korruptive me tenderët, ka ndikuar që shkodranët të mos e mirëpresin rikthimin e tij dhe të kenë pakënaqësi për këtë emërim të fundit të Ramës.

Shumë qytetarë e kanë humbur besimin tek çdo figurë dhe duan të mbeten larg politikës, ndërsa të tjerë shprehen optimistë për këto zgjedhje.

Ilir Beqaj në një takim me drejtorët rajonalë, kryetarët e bashkive të PS të qarkut Shkodër dhe deputetët socialistë tha se arritja e një rezultati pozitiv në zgjedhjet e ardhshme kërkon shumë punë, por shkodranët mbeten mosbesues për aftësitë e tij dhe sipas tyre ai nuk premton fitore për socialistët.

Ilir Beqaj e nisi jetën politike si deputet në vitin 2009 nga Shkodra ku edhe rikthehet si drejtues politik i këtij qarku si figura që do të sigurojë fitoren e PS në zgjedhjet e 25 prillit të 2021.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*