Një nënë, e cila sa kishte humbur djalin e saj 15-vjeçar pas luftës me kancerin, është tronditur për herë të dytë kur ka zbuluar tradhtinë e shoqes së saj të ngushtë.

Yvonne Cannings zbuloi se shoqja e saj i kishte vjedhur jo pak por 225,000 paund dhe shumica prej tyre ishin marrë ditën që ajo varrosi të birin.

June Watson, është këshilltare financiare, dhe i vodhi paratë ndërsa punonte në kompaninë që ishte në pronësi të mikes së saj Yvonne.

Nëna e tre fëmijëve mori vesh se ajo që mendonte se e kishte shoqe i kishte vjedhur paratë dhe i kishte shpenzuar për të blerë çanta luksoze, bizhuteri etj.

Pasi u zbulua se çfarë kishte bërë, zonja Watson u dënua në janar me 4 e gjysmë vite heqje lirie pasi u gjet fajtore për dy akuza për vjedhje.

Këtë të hënë, gjykatësi vendosi që Watson duhet të paguajë një gjobë prej 23,000 paundësh ose duhet të kalojë edhe 12 muaj të tjera në burg.

June Watson, e cila ka vjedhur shumen marramendese

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*