Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do të jetë e pranishme personalisht në samitin e G7 të liderëve, në fund qershor në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i saj.

“Duke marrë në konsideratë situatën aktuale (koronavirusi) kancelarja nuk mund të udhëtojë drejt Ëashingtonit . Kancelarja falenderon presidentin Trump për ftesën”- tha zëdhënësi i Merkel, Steffen Seibert.

Sipas mediave të huaja presidenti Emmanuel Macron dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel po mendojnë të jetë të pranishëm në nëse kushtet e shëndetit e lejojnë.

Por kryeministri Boris Johnson ka vendosur që do të shkoj në fund të qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Boris Jonson në një telefonatë më presidentin Donald Trump, në të cilën dy liderët botëror kanë folur edhe për marrëveshje tregtare pas Brexitit shkruajnë mediat britanike.

 

albaniatimes.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*