Së bashku me kandidatët për deputet të PD-ASHM z.Selaudin Neloj dhe z.Atird Hoxha zhvilluam një takim me banorët e Dukatit të Ri, njësia administrative Orikum.
Diskutuam miqësisht me banorët për problematikat që ka zona, programin e Partisë Demokratike, si e vetmja alternativë qeverisëse, si dhe mbështetjen e gjithë krahinës ndaj kandidatit të PD-ASHM z.Selaudin Neloj, i cili është qytetar model dhe intelektual i spikatur.


Theksuam se rishikimi i reformës territorial-administrative për rikthimin e Orikumit Bashki është prioritet i Partisë Demokratike.
Investimet konkrete për zonën, subvencionimet për bujqësinë/blegtorinë, mundësitë e zhvillimit të agro-turizmit, anullimi i projekteve grabitqare të marrjes së ujit nga burimet ujore të zonës, çështjet e pronësisë dhe zgjidhja e tyre, janë disa nga angazhimet reale që do ndërmarrë Partia Demokratike mbas fitores së 11 Majit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*