Së bashku me kandidatët për deputet z.Atird Hoxha dhe znj.Alta Azizi Haluci, Drejtuesi Politik i Qarkut Vlorë z.Bujar Leskaj ka zhvilluar një takim në fshatin Gjorm, njësia administrative Brataj, Bashkia Selenicë.
Z.Leskaj është shprehur se Gjormi është simbol i nacionalizmit e atdhedashurisë, fshati i patriotëve e intelektualëve të shquar si Sadik Premte (Xhepi) e Neki Imeri; fshati simbol i viteve ’20, periudhës ‘41-‘44 dhe demokracisë.
📌Gjatë këtij takimi me banorët e Gjormit u diskutua për problematikat e zonës, mbarëvajtjen e fushatës dhe prezantuam pika nga programi i Partisë Demokratike, si program gjithëpërfshirës me në qendër qytetarin, fermerin, biznesin e vogël e të mesëm.
📌Përcaktimi i minimumit jetik prej 200 euro, paga minimale prej 500 euro, paga mesatare prej 1200 euro, ulja e çmimit të energjisë në 7 lekë/kw, pensioni minimal për fermerët e blegtorët prej 200 euro, përbëjnë paketën e emergjencës së Partisë Demokratike, i cili do aplikohet brenda 100 ditëve të para qeverisëse.
U shpalosën pika nga programi i PD-ASHM, me fokus bujqësinë/blegtorinë:
1️⃣2-fishim i buxhetit për bujqësinë, nga 1.7% në 3.5% të buxhetit të shtetit dhe 5-fishim i Fondit të Subvencioneve për fermerët, duke arritur në 200 milionë euro.
2️⃣Subvencione të drejtpërdrejta, pa burokraci.
3️⃣Mbështetje për njësi prodhimi dhe aty ku është e nevojshme, për krerë dhe sipërfaqe. 4️⃣Pagesa direkte për fermerët, bazuar në produktin e shitur me faturë tatimore.
5️⃣Tatim i drejtë.Barazojmë TVSH-në në shitje me atë në blerje, duke rritur fitimin për fermerët dhe duke nxitur tregun e ndershëm.
6️⃣20 MILIONË rrënjë ulliri.Mbështetje për çdo rrënjë ulliri të mbjellë.
7️⃣70-100% mbulim i primit të sigurimit për fermerët.
Paraqitja e programit të PD për një reformë të re territoriale, ku përfshihet dhe krijimi i Bashkisë Kotë, si nevojë jetike për të gjithë krahinën.
Në këtë takim ishin të pranishëm, kryetari i PD Selenicë z.Leonard Rakipaj, sekretari politik i degës z.Dëfrim Tragaj e anëtarë të Kryesisë së Degës së PD Selenicë.