Fjodora Fjora, gazetarja dhe moderatorja e njohur e kulturës, gjatë një bisede me Bieta Sulon në emisionin e saj, ka treguar sesa e veshtirë është në vendin tonë që të rrisësh një fëmijë e vetme.

Fjodora pak kohë më parë vendosi që të birësonte Alteon, por rritja e tij nuk ka qenë e lehtë për shkak të punës së saj me orare të zgjatura.

“Është sfidë e madhe ta marrësh këtë sfidë vetëm. Në asnjë rast nuk është e lehtë të jesh prind. Kam një dilemë është duhet t’ja lejojë teknologjinë apo jo? Mu desh të mëndoja nëse do ta çoja në kopësht publik apo privat.

E çova për disa kohë në një kopësht privat dhe shpesh herë punoja vonë dhe më mbetej djali në kopësht. Po nuk i thoja edukatoreve që isha në punë. Se ke idenë sa turp më vinte. Nuk është aq e thjeshtë,” -tha gazetarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*