Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka zbatuar sot urdhërin e lëshuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion për sekuestrimin e ish-hotel “Vollgës”, që ishte një prej pasurive të Emiljano Shullazi, i cili ndodhet tashmë në sistemin “41-BIS”.

Shullazi është duke vuajtur një dënim prej 14 vitesh burg nga gjykata e shkallës së parë për “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim, “Kanosje për shkak të detyrës” në bashkëpunim dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), më 2 korrik të këtij viti, ka çuar kërkesën në gjykatë për sekuestro të pronës së Shullazit tek ish-hotel Vollga në Durrës si dhe një makinë të tij. Konkretisht, SPAK ka kërkuar sekuestro të 749.6 metër katror truall dhe 1129.39 metër katror ndërtesë nga ish-hotel Vollga. Kërkesa e SPAK ka ardhur pasi OFL i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë Emiljano Shullazit më 11 shkurt.

Sekuestrimi i pasurive të Shullazit vjen në kuadër të hetimeve të realizuara nga Operacioni Forca e Ligjit, që ka kërkuar nga Shullazi justifikimin e pasurisë. Pas këtij hapi,  më 2 korrik, SPAK ka pranuar kërkesën për sekuestrim të pasurive të Shullazit, duke i’a dërguar gjykatës dosjen për shqyrtim, ku ka marrë miratimin përkatës.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara bëri të ditur për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se sekuestrimi i ish-Hotell Vollgës vjen në kuadër të zbatimit të urdhrit të Gjykatës, i cili është ekzekutuar nga nga oficeret e policisë gjyqësore dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. /ATSH/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*