Nga Agron Brataj

Serie A, një ditë e jashtëzakonshme: luftohet për titullin kampion, Champions dhe rënien  në serin B

 Serie A do të jetë një spektakël i vërtetë: nëntë ndeshje në të njëjtën kohë, me të gjithë objektivat ende të pasqaruar.

Napoli dhe Inter luftojnë për titullin, ndërsa për Champions gjithçka mund të vendoset mes Juventus, Romës, Milanit dhe Fiorentinës. Por jo vetëm kaq: në fund të klasifikimit, lufta për shpëtim bëhet gjithashtu më interesante me ndeshje vendimtare si Lecce-Torino, Verona-Como, Monza-Empoli dhe Cagliari-Venezia.

Lufta për tutullin kampion : Objektivi  i parë për Napolin

Serie A kthehet për të luajtur nëntë ndeshje njëkohësisht, një mundësi që nuk ishte parë që nga 10 nëntori i vitit 2010, pothuajse pesëmbëdhjetë vjet më parë. Në qendër të kësaj dite do të jetë lufta për titullin Kampion. Napoli, me një pikë avantazh mbi Interin, ka një mundësi për të fituar titullin e katërt në histori.

Napoli do të luajë në transfertë ndaj Parmës, një terren i vështirë, por ëndrra për titull është ende e mundur. Megjithatë, skuadra do të jetë pa lojtarë të rëndësishëm si Juan Jesus, Buongiorno dhe Lobotka.

Nga ana tjetër, Interi do të luajë në San Siro kundër Lazios, një ndeshje që mund të jetë vendimtare për të dy skuadrat. Inzaghi nuk do të bëjë shumë ndryshime, përveç disa pozicione, dhe shpreson të shfrytëzojë çdo mundësi. Pas barazimit të Napolit me Genoan, Interi ka ende shpresë dhe do të luftojë deri në fund për titullin, pa u ndikuar shumë nga rezultati në Parmë.

Po ashtu, është një ditë e madhe në luftën për Champions League. Juventus, ka barazim pikësh me Lazion, por me avantazh në bilancin e ndeshjeve direkte, është aktualisht e katërta me një pikë më shumë se Roma.

Bianconerët do të luajnë kundër Udineses dhe kanë mundësinë të sigurojnë një vend në kompeticionin më të madh europian, por do të kërkojnë ndihmë dhe nga rezultatet e ndeshjeve të tjera, sidomos gabimet e romës dhe të Lazios.

Roma dhe Milani do të luajnë për një vend në Champions në një përballje direkte. Fiorentina do të presë Bolonjën në shtëpi, një ndeshje tjetër që mund të vendosë fatin e një prej ekipeve që do të kualifikohet për Europë. Milani dhe Fiorentina janë ende në garë, por gjithçka varet nga rezultatet e ndeshjeve të tjera.

Lufta për shpëtim: Lecce-Torino dhe Cagliari-Venezia. 

Po ashtu, lufta për shpëtim është shumë e nxehtë, me pesë ndeshje që mund të ndryshojnë fatin e skuadrave. Lecce dhe Torino do të përballen me njëra-tjetrën në një ndeshje të rëndësishme për mbijetesën, me të dy skuadrat që kanë 28 pikë, vetëm një më shumë se Venezia, që do të luajë ndaj Cagliarit. Sardi do të kenë një mundësi për të mbajtur distancën nga zonën e rënies, por asnjë ekip nuk mund të relaksohet.

Po ashtu, Verona do të presë në shtëpi Como, një ekip që nuk ka më objektiva të  për këtë sezon, por që ka fituar gjashtë ndeshje radhazi dhe nuk do të bëjë dhurata. Lufta për shpëtim është më e ashpër se kurrë, dhe çdo pikë është e rëndësishme.

java e 37  në Serie A do të ofrojë emocione të jashtëzakonshme në të gjitha aspektet nga lufta për titullin kampion dhe Champions League, te ajo për shpëtimin. Mbani mend, çdo ndeshje mund të ndryshojë gjithçka!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*