Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur sot për datat e fillimit dhe mbarimit të kampionateve kombëtare të futbollit, për sezonin 2020-2021.

Kështu gjithçka do të startojë më 31 Gusht me Superkupën e Shqipërisë, ku do të vihen përballë Tirana dhe Teuta, në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa Kategoria Superiore do të nisë më 12 shtator.

Sipari i ligës më të rëndësishme të futbollit në vend do të ulet më 22 maj të vitit të ardhshëm, ndëraa sezoni do të mbyllet më 29 maj me finalen e Kupës së Shqipërisë, e përcaktuar të mbahet në “Air Albania”.

Më poshtë janë datat e fillimit dhe përfundimit të të gjithë kompeticioneve:

Kampionati i Kategorisë Superiore fillon më datë 12 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.

Kampionati i Kategorisë së Parë fillon më datë 19 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.

Kampionati i Kategorisë së Dytë fillon më datë 4 Tetor 2021 dhe përfundon më datë 16 Maj 2021.

Kupa e Shqipërisë fillon më datë 7 Tetor 2020 dhe përfundon më datë 29 Maj 2021.

Kampionati i Kategorisë Superiore për femra fillon më datë 26 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.

Kampionati i Kategorisë Superiore U-21 fillon më datë 4 Tetor 2020 dhe përfundon më datë 16 Maj 2021.
Kampionatet e Kategorisë Superiore U-17/U-19 fillojnë më datë 20 Shtator 2020 dhe përfundojnë më datë 22 Maj 2021.

Kampionatet e Kategorisë së Parë U-17/U-19 fillojnë më date 4 Tetor 2020 dhe përfundojnë më datë 16 Maj 2021.

Kampionati i Kategorisë Superiore U-15 fillon më datë 27 Shtator 2019 dhe përfundon më date 30 Maj 2021.

Kampionati i Kategorisë Superiore U-13 fillon më datë 27 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 30 Maj 2021.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*