Raportohet për sulme të reja në kryeqytetin e Jemenit, Sana’a, nga forcat e armatosura amerikane dhe britanike. Kështu bën me dije rrjeti televiziv Al Masirah, i cili është i afërt me rebelët Houthi. Sulmet shtesë të kryera mbrëmjen e së premtes, ishin më të pakta, krahasuar me ato të një nate më parë. Sipas informacioneve të transmetuara nga Al Jazeera, një bazë ajrore në periferi të kryeqytetit Sanaa është shënjestruar, ndërsa shpërthime janë raportuar edhe në qytetin e Hodeidah.

“Në orën 3:45 të mëngjesit më 13 janar, forcat amerikane kryen një sulm kundër një qendre radari të Houthi-t në Jemen. Ky sulm u krye nga shkatërruesi USS Carney (DDG 64) duke përdorur raketa sulmi sipërfaqësor Tomahawk dhe ishte një veprim pasues ndaj një objektivi ushtarak specifik në lidhje me sulmet e kryera më 12 janar, të dizajnuara për të degraduar aftësinë e rebelëve për të sulmuar anijet detare, duke përfshirë anijet tregtare”, tha në një deklaratë Komanda Qendrore e SHBA. Houthis gjuajti me një raketë balistike kundër një anijeje tregtare të premten.

 

Sakaq, të enjten, SHBA dhe Britania e Madhe goditën 28 lokacione të veçanta të Houthi-ve në një përpjekje për të penguar aftësinë e tyre për të nisur sulme në ujërat ndërkombëtare të transportit detar në Detin e Kuq. Të dy vendet u mbështetën edhe nga Kanadaja, Australia, Bahreini dhe Holanda.

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*