Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një operacion ushtarak në Paqësorin Lindor, duke goditur tre mjete lundruese në ujëra ndërkombëtare, me pasojë vdekjen e tetë personave. Lajmi është bërë i ditur nga Komanda Jugore e SHBA-së (U.S. Southern Command) përmes një deklarate të publikuar në rrjetin social X.

Sipas njoftimit zyrtar, më 15 dhjetor, nën drejtimin e Pete Hegseth, Joint Task Force “Southern Spear” ka kryer sulme kinetike letale ndaj tre mjeteve të operuara nga organizata terroriste. Burime të inteligjencës kanë konfirmuar se mjetet po lundronin përgjatë rrugëve të njohura të narkotrafikut në Paqësorin Lindor dhe ishin të përfshira në aktivitete të paligjshme të trafikut të drogës.

Gjatë operacionit u vranë gjithsej tetë persona, të cilësuar si narkoterroristë, të gjithë meshkuj. Tre prej tyre ndodheshin në mjetin e parë, dy në të dytin dhe tre në të tretin.

Komanda Jugore e SHBA-së theksoi se ky operacion është pjesë e strategjisë së saj për të goditur rrjetet e narkotrafikut dhe terrorizmit, si dhe për të garantuar sigurinë në ujërat ndërkombëtare të rajonit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*