Deputetët dhe senatorët zviceranë fitojnë shuma të mëdha parash nga pozicionet që ata kanë në sektorin e financave dhe të sigurimeve.

Është një studim ai i cili nxjerr në dritë këtë fakt. Deputetët dhe senatorët përfitojnë 6.5 milion franga zvicerane ose 8085 milion euro.

Në dy dhomat e Parlamentit zviceran politikanë marrin rreth 5.1 milion dollarë ndërsa nga pozicioni i sigurimeve marrin 1.4 milion franga.

Pothuajse gjysma e atyre parave fitohen nga deputetët dhe senatorët me Liberalët e qendrës së djathtë (FDP), ndërsa Partia Popullore Zviceriane (SVP) e krahut të djathtë përbën 25 përqind dhe CVP konservatore 19 përqind, argumentojnë autorët e studimit.

Pjesa tjetër e partive të Zvicrës marrin vetëm pesë përqind të këtyre parave nga sektorët e financave dhe të sigurimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*