Shkatërrimi i shtratit të lumit të Vlorës nga firmat që punojnë në ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës.
Marrja pa kriter e inerteve r ka shkatërruar totalisht shtratin e lumit.

Pak e dinë se cfarë po ndodh në lumin e Vlorës, edhe ata që e dinë nuk flasin.
Justifikimi është: Lumi po gërryhet për shkak se inertet duhen për ndërtimin e rrugës së lumit të Vlorës…
Po lumi?
Po zhvillimi i zonës?
Po tokat e zonës?
Po blegtoria e bujqësia e zonës?
Po natyra?
Rëndësi ka që firma ta marr lëndën e parë me kosto zero ndërsa në projekt thuhet se firma e blen inertin.. në fakt e kujt i plasi se çfarë po ndodh?
Populli ka mbyll sy e vesh… Bashkia fle gjumë (në gjumë ka qenë përherë)
Lumin e mori lumi….
Mbani fort deputet, kryetar bashkish e partish…
Fotot poshtë janë reale. Shkoni e vërtetoni vetë po nuk e besuat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*