Prej një viti është aluduar se këngëtarja Anxhela Peristeri dhe Erik Lloshi nuk flasin me njeri-tjetrin pas një sherri që ka ndodhur mes tyre.
Thashethemet u përforcuan edhe më tepër pasi Erik LLoshi nuk ishte i pranishëm në koncertin recital të mikeshës së tij dhe kjo e fundit mungoi në dasmën e tij që u mbajt në muajin gusht.

Megjithatë Anxhela ka zbuluar sot se mes saj dhe Erikut në fakt nuk ka ndodhur asnjë sherr. Këngëtarja i ka hedhur poshtë të gjithë lajmet mbi prishjen e miqësisë së tyre duke postuar sot këngën më të re të Erikut e duke i ofruar mbështetje. “Shume sukseseee Erik Lloshi. Dashuria te frymezofte per kenge sa me te bukura”, shkruan Anxhela ndërsa Eriku dhe bashkëshortja e tij e kanë falenderuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*