Si pasojë e një konflikti mes dy grupeve të rinjsh në Shkodër, një 35-vjeçare ka mbetur aksidentalisht e plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (5 shkurt) në lagjen “Vasil Shanto”, ku e plagosur mbeti shtetasja Liljana Jeremia, e cila ishte kalimtare dhe është qëlluar gabimisht.

Sipas informacioneve, dy grupet e të rinjve kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit.

Në lidhje me ngjarjes, policia ka ndaluar 3 persona, të cilët po merren në pyetje.

Policia e Shkodrës ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve për të identifikuar autorët dhe për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

E plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*