Situata e shkaktuar nga koronavirusi në Kinë vijon që të jetë alarmante, ndërkohë që përhapja e tij po rritet me shpejtësi.

Sipas ekspertëve, e veçanta e këtij virusi është se mund të përhapet te persona të tjerë, edhe pse nuk mund të ketë shfaqje të simptomave, në ndryshim nga viruse të tjera të mëparshme që kanë pasur rrezikshmëri të lartë.

CNN raporton se derimë tani kanë humbur jetën 80 persona në Kinë, ndërkohë që më shumë se 2 mijë e 700 raste janë konfirmuar si të prekur.

Në të gjithë Kinën, 15 qytete me një popullsi që shkon mbi 57 milion njerëz janë vendosur nën mbyllje të plotë ose të pjesshme.

Këtu keni një përmbledhje të numrit të rasteve në secilën provincë kineze:

Hubei (përfshin Wuhan): 1,423, përfshirë 76 vdekje

Guangdong: 146

Zhejiang: 128

Henan: 128, përfshirë 1 vdekje

Chongqing: 110

Hunan: 100

Pekin: 68

Anhui: 70

Shandong: 63

Sichuan: 69

Shanghai: 53, përfshirë 1 vdekje

Guangxi: 46

Jiangxi: 48

Fujian: 35

Jiangsu: 47

Hainan: 22

Shaanxi: 22

Liaoning: 22

Yunnan: 19

Heilongjiang: 21, përfshirë 1 vdekje

Tianjin: 14

Hebei: 18, përfshirë 1 vdekje

Shanxi: 22

Gansu: 14

Mongolia e Brendshme: 11

Guizhou: 7

Jilin: 6

Ningxia: 4

Xinjiang: 5

Qinghai: 4

Frika e përhapjes në Mongoli

Mongolia do të mbyllë shkollat ​​e saj nga 27 janari deri më 2 mars si një masë parandaluese kundër koronavirusit Wuhan, njoftoi agjensia shtetërore e lajmeve Montsame

Nuk ka raste të raportuara me persona të prekur në Mongoli, por vendi konsiderohet të jetë në rrezik të lartë të virusit që përhapet atje ndërsa kufizohet me Kinën, nga ku ka origjinën koronavirusi.

Zyrtarët mongolë janë në gatishmëri të lartë në rast se përhapet virusi.

Agjensia raporton gjithashtu se 31 studentë Mongolë në Ëuhan do të riatdhesohen të hënën.

Australia konfirmon 5 rastet e para të prekura nga koronavirusi

Pesë persona në Australi  deri tani janë konfirmuar se kanë coronavirus, tha Departamenti i Shëndetësisë në një deklaratë të hënën.

Pacienti i fundit që është infektuar me virusin e frymëmarrjes në vend është një grua 21-vjeçare që fluturoi në Sidnej Wuhani javën e kaluar.

Virusi vdekjeprurës u identifikua së pari në Ëuhan të provincës Hubei në dhjetor dhe që atëherë ai ka infektuar të paktën 2.700 njerëz dhe vrarë 80 në territorin e Kinës.

Gruas në Australi iu shfaqën simptomat 24 orë pasi ishte kthyer nga Kina, thanë zyrtarët shëndetësorë. Kur u përkeqësuan, ajo shkoi në departamentin e urgjencës.

“Ne u njoftuam që testimi është bërë, pacienti është futur menjëherë në izolim në shtëpi, dhe më pas, pasi u konfirmua diagnoza, pacienti është transportuar në Spitalin Westmead”, tha Zyrtari Kryesor i Shëndetit të New South Wales, Dr. Kerry Chant.

Të hënën, Ministri i Shëndetësisë së Australisë tha që vendi po punonte në mënyra për të riatdhesuar qytetarët e saj nga Ëuhan, përfshirë 100 të rinj australianë.

Ndërkohë zyrtarët kinezë thonë se i kanë të gjitha mundësitë që të kryejnë teste te të gjithë personat që dyshojnë se janë prekur nga koronavirusi.

Gjatë ditës së djeshme një infermiere që ndodhet në Ëuhan, i tha CNN se mes personave të prekur nga virusi kishte dhe personel mjekësor

“Disa janë duke u trajtuar urgjent. Ata që kanë simptoma më të buta janë dërguar në shtëpi me ilaçe”, ka treguar ajo në kushtet e anonimatit.

Infermierja tha se edhe ajo vetë ishte prekur nga ky virus, por se simptomat e saj ishin relativisht të buta. Ajo u pushua nga puna dhe u la të rikuperohej në shtëpinë e saj.

“Përqendrimi i virusit në spital është aq i madh,” tha infermierja përmes aplikacionit kinez të mesazheve të çastit WeChat.

Llogaria e saj vjen pasi Pekini tha se do të vendosë 1.600 profesionistë të tjerë mjekësorë në Wuhan për të ndihmuar qytetin të përballet me numrin në rritje të pacientëve me koronavirus, tha Ministri kinez i Shëndetësisë Ma Xiaoëei në një conference të dielën.

1000 punëtorë të tjerë janë në gatishmëri, tha Ma.

Autoritetet pranuan se Wuhan, një qytet 11 milion njerëz po përballen me mungesa të fuqisë punëtore dhe mjekësore.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor në Ëuhan, përfshirë katër të tjerë që biseduan me CNN në telefon, janë ankuar nuk kanë burime për të luftuar krizën.

“Në aspektin e burimeve, i gjithë Wuhan ka mungesë,” i tha një punonjës i kujdesit shëndetësor me bazë në Wuhan CNN me telefon. Personi tha se po kërkonin më shumë veshje mbrojtëse, syze mbrojtëse dhe maska.

Zyrtarët kinezë i kanë bërë thirrje kujtdo që ishte në Wuhan në 14 ditët e fundit të vetëizolohet dhe të kryejnë testet në mënyrë që të ndalet përhapja e mëtejshme e virusit.

Nuk ka shifra zyrtare për numrin e njerëzve që kanë vizituar, ose kanë kaluar nëpër qytet që kur shpërthimi u identifikua për herë të parë në mes të dhjetorit.

Megjithatë, numri ka të ngjarë të jetë i madh. Wuhan, në të cilin janë rezidentë rreth 11 milion njerëz, është një nga qytetet më të rëndësishme të Kinës.

E vendosur në rrjedhën e lumit Yangtze dhe degës më të madhe të tij, lumit Han, ai konsiderohet kryeqyteti politik dhe ekonomik i Kinës qendrore, ndërkohë që ka të zhvilluar mjaft edhe turizmin.

Aeroporti i qytetit është i vetmi aeroport në rajonin e mesit të Kinës që ka fluturime të drejtpërdrejta në pesë kontinente të ndryshme.

Sipas të dhënave nga faqja e internetit e aviacionit Flightconnections.com, aeroporti Wuhan shërben fluturime në 109 destinacione në 20 shtete. Këto përfshijnë qytete të mëdha si Londra, Moska, Paris, Romë, Nju Jork, San Francisko, Bangkok, Tokio dhe Seul.

Singapori ka njoftuar se të gjithë studentët dhe mësuesit që kthehen nga territori i Kinës do t’u kërkohet të vetëizolohen për 14 ditë.

Ministria e Arsimit tha të hënën se do të zbatojë pushimin dy javë për të gjithë studentët dhe stafin pas mbërritjes së tyre në Singapor.

Cilido student që është në pushim, “do të mbështetet përmes një plani mësimi të bazuar në shtëpi,” shtoi ministria.

Singapori u ka kërkuar udhëtarëve të shtyjnë udhëtimet jo thelbësore në Kinën kontinentale, pasi Ministria e Shëndetësisë konfirmoi katër raste të koronavirusit të shtunën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*