Nga Estela Përrallaj

Shoqata Kulturore Atdhetare Labëria,Nder i Kombit,ka nderuar me titullin Personalitet i shquar i Labërisë,drejtorin e Urgjencëes Kombetare Prof.Dok Skënder Brataj,për veprimtari të shquar në kujdesin e shëndetit të popullit duke vendosur në shërbim të popullit të gjitha shkollimet dhe specializimet e tij brenda dhe jashtë vendit.Veprimtaria e doktor Brataj dalloi në vecanti ne organizimin e periudhës së pandemise,ku për dy vite mjeku i njohur u angazhua maksimalisht.Në ceremoni morën pjesë shumë të ftuar,autoritete më të larta të shtetit dhe të pushteit në Vlorë,mjekë,intelektualë dashamirës e familjarë të Brataj.

Mes tyre nje tjetër i ftuar special ishte dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare së bashku me bashkëshorten e tij Helenën.Brataj është shumë i lidhur edhe me fshatin e ti Kaninën si dhe me veprimtarinë e shoqates Labëria.Kryetari i shoqates Kanina,Gazmir Begaj vlerësoi mjaft figurën e Skënder Brataj,si një personalitet që edhe pse studioi jashtë vendit u rikthye ne Shqipëri për të vendosur dijet në dispozicion në vendin e tij.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës,Dritan Leli ka ndarë kujtime të rinisë teksa me doktor Skender Brataj kanë ndarë dhomken kur studionin ne fakultetin e mjekësisë. Sipas Lelit ,doktor Brataj ka mbështetur dhe ndihmuar me dashuri bashkëqytetarët e tij Vlonjatë.Shkrimtari i madh Ismail Kadare është shprehur i kënaqur dhe i nderuar qe mori pjesë në ketë aktivitet.

Kryetari i përgjithshëm i shoqates Labëria ,Ago Nezha ka shprehur vlerësimet e tij më të larta për Skënder Brataj.I emocionuar Brataj ka falenderuar te hjithë të pranishmit.
Grupi polifonik Kanina nëpermjet këngës Labe ka uruar doktor Skender Bratajn duke i shprehur njëkohësisht edhe mirënjohjen.





