Sot në Nyon janë përcaktuar çiftet për turin e dytë eliminator të ‘Champions League’. Partizani, i cili dje mësoi kundërshtarin në turin e parë, ka qenë me fat ditën e sotme.

Kampionët e Shqipërisë fillimisht do të kenë një përballje të vështirë me Qarabag, skuadrën e cila ka fituar gjithçka vitet e fundit në vendin e tyre, por në rast se arrijnë të kalojnë këtë tur të kuqtë do ta kenë disi më të lehtë, të paktën në letër.

Shorti ka përcaktuar se në rast se Partizani kalon turin e parë me Qarabag atëherë do të përballet me fituesin e çiftit Dundalk – Riga. Dundalk është kampionia e Irlandës, ndërsa Riga e Letonisë.

Ndërkohë e pafat ka qenë kampiona shqiptare në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës, që në rast se kalon këtë tur do përballet me fituesen e çiftit Celltic-Sarajevo.

Gjithashtu është përcaktuar edhe kundërshtari i mundshëm i Partizanit në rast se s’kualifikohet. Në këtë rast Partizani shkon në turin e dytë të Europa League dhe përballë do të ketë fituesen e çiftit Sherif Tiraspol (Moldavi) – Saburtalo (Gjeorgji).

Të pa fat janë nën kampionët e vendit, Kukësi. Nëse verilindorët arrijnë të kalojnë Debreçenin, në raundin e dytë do të përballen me Romën, një sfidë dhe një kundështar thuajse e pamundur për tu kaluar për ekipin e Ernest Gjokës.

Kundërshtar i frikshëm edhe për Teutën. Skuadra bregdetare do të ndeshet me fituesin e çiftit Gzira (Armeni) –

.Teuta

 

Më me fat në këtë short ka qenë Laçi. Në rast kualifikimi ndaj Hapoel Ber Shevës, kurbinasit do të ndeshen me fituesen e çiftit, Shiroki Brijeg – Kairat Almati.Kukesii

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*