TIRANE – Tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të një transformatori në rrugën dytësore në autostradën Tiranë – Durrës.

Siç raportohet të lënduar nga ky shpërthim mbetën tre persona të cilët nga sa raportohet janë në gjendje të rëndë shëndetësore, njëri prej tyre në gjendje më kritike.

Në një informacion paraprak, policia e Tiranës thotë se shpërthimi ndodhi në afërsi të një objekti në rikonstruksion si pasojë e një shkëndije elektrike. Për pasojë ka shpërthyer transformatori elektrike.

Të dëmtuarit janë 3 punonjës e këtij objekti. Policia e Tiranës jep inicialet e tyre:  GJ. S, S. Ç dhe F. Ç të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e metejshëm të rrethanave të ngjarjes”, thotë policia në njoftimin zyrtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*