Trajneri i Barcelonas, Ernesto Valverde, ka analizuar humbjen ndaj Bilbaos teksa ka vendosur gishtin edhe te super ylli i afruar në merkaton e verës, Griezmann.

“Vërtet që niset nga krahu dhe ushtron shumë presion aty, por duhet të futet më në brendësi të aksioneve dhe të lojës, duke mos qëndruar i distancuar… Messi? Na mungon, sigurisht, sepse Leo të zgjidh ndeshje të mbyllura”.

“Suarez ka një dëmtim, shpresoj të mos e humb për shumë kohë. Në pjesën e dytë luajtëm jo edhe aq keq, por këto ndeshje duhet t’i mbyllësh ndryshe rrezikon dhe mjafton një episod, si me Aduriz!”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*