Si pasojë e një shpërthimi të ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal në Dibër, dy persona kanë mbetur të plagosur. Policia ende nuk bën të ditura shkaqet e ngjarjes, dhe as emrat e personave që kanë mbetur të plagosur.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Rreth orës 23:10, datë 28.07.2019, në lokalin e shtetasit L.D., në qytetin e Peshkopisë, ka ndodhur një shpërthim e për pasojë janë dëmtuar lehtë dy kalimtarë të rastit, si dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, si dhe po punohet intensivisht për përcaktimin e shkakut të shpërthimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*