Presidenti Ilir Meta jep alarmin, teksa shkruan në ‘Facebook’ se situata në vend është më dëshpëruese se në vitet ’90.

Duke iu referuar një shkrimi të prestigjiozes “Le Monde” për shpopullimin e Shqipërisë, Kreu i Shtetit thekson se adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë kombëtare.

Mesazhi i Metës:

Ritmet shqetësuese të shpopullimit të Shqipërisë edhe sipas prestigjozes “Le Monde” tregojnë se situata në vend është më dëshpëruese se në vitet ’90.

Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë kombëtare, dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike.

Koha për të rikthyer shpresën tek shqiptarët është tani!

Rruga që duhet ndjekur është e qartë: Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre!

Çdo pritshmëri tjetër është NAIVITET, ILUZION dhe TRADHTI! 🇦🇱

Meta Fb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*