Shqiptarët dhe ne vlonajtët nëpër botë, na bëjnë që të krenohemi dhe të ndihemi mirë që jemi shqiptarë. Një prej tyre është edhe vlonjatja Brunilda Hysaj. E intregruar plotësisht ne Itali, pasi u largua 25 vite më parë nga Shqiperia, Hysaj kandidon për këshillin komunal te Meranos në zgjdhëjet që mbahen ditën e diel. Gjatë nje interviste, Brunilda Hysaj na njeh me gjërësisht me ambiciet dhe qellimin e saj për këtë kandidim dhe bashkimit me Partinë Demokratike te Italisë.

Italia ka qënë një ndër shtetet më të goditura në Europë nga Covid 19. Si e keni përjetuar këtë situatë dhe në cfarë kushtesh jeni aktualisht?
Italia ishte një nga shtetet më të goditura nga Covid, mund të them e para në Europë. Por goditja nuk ishte neutrale në gjithë territorin italian. Disa zona u prekën më tepër, më shumë dëme, disa zona te tjera patën më pak dëme, por gjithesesi nga ana psikologjike ishim të gjithë shumë të prekur. Ne atë periudhë, Ndërmarrja ku unë punoj si inxhinjere mekanike, “Iveco Defence”, mbylli pjesën më të madhe dhe filluam të punonim nga shtëpia me metodën e “smart working”. Italia e gjithë hyri në ‘lock down’ dhe gjithçka bëhej brenda shtëpise. Përgjithësisht unë jam aktive, dhe aktiviteti im u përqëndrua brënda mureve të shtëpisë. Kam bërë të gjitha ato që nuk mund të bëj kur jam në punë dhe iki nga shtëpia në mëngjes e kthehem në darkë. Vendosa të hidhja në profilin tim në ‘instagram’ çdo ditë disa foto për ta patur si një ditar digital për periudhën e ‘lock down’. Ishte një ide e mirë sepse tani që i shikoj ato foto, kujtoj çdo ditë të kaluar në atë periudhë. Aktualisht situata është nën kujdesin e vazhdueshëm. Ndërmarrja vazhdon me “smart working” por kush ka nevojë të jetë i pranishëm në zyrë, shkon ndonjë ditë të javës. Im bir ka filluar shkollën dhe bashkëshorti është në punë rregullisht. Ai nuk e nderpreu asnjëherë vajtjen në punë edhe gjatë periudhës së mbylljes totale.

Së pari, donim të dinim, kush është Brunilda Hysaj?
Jam lindur e rritur në qytetin e Vlorës. Babai im ishte oficer marine dhe mamaja mësuese në çerdhe. Në moshën 18 vjeçare shkova në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinjerisë Mekanike. Kam kryer fakultetin në periudhën më të vështirë                qe ka kaluar Shqipëria në 30 vitet e fundit. Ishin fillimet e viteve ’90 që u shoqëruan me rënien e regjimit komunist,                 eksodet e shumta, kriza e përgjithshme ekonomike dhe politike…etj. Kam marrë pjesë në grupet studentore që             protestonin për ndryshimin e regjimit dhe për këtë jam shumë krenare, kam çfarë të tregoj për atë perriudhë,                            kaq të rëndesishme për historinë e Shqiperise.

Mbasi mbarova universitetin erdha në Itali, ku jetonte burri im, i ikur me Ambasadat nga Shqipëria. Vitet e para në emigrim ishin shumë të vështira, nga ana ekonomike dhe jo vetëm. Kam jetuar për rreth 10 vjet në Veneto, në një territor ku Partia Legiste e Bossit në atë kohë ishte shumë e mbështetur nga populli, dhe ku urrejtja principale kundër emigrantëve ishte mbi ne shqiptarët që ishim të fundit që kishim ardhur në atë kohë në Itali. Në Universitetin e Padovës, në Fakultetin e Inxhinjerisë Mekanike, njoha një pjesë të provime të dhëna në Shqipëri, dhash dhe disa provime të tjera dhe morra diplomën italiane të inxhinjeres mekanike. Kjo më ndihmoj të hyj në profesionin tim dhe të punoj në ndërmarrje të rëndësishme ndërkombëtare, si ajo franceze Alstom, gjermane Roechling, e italianë Iveco Defence si inxhinjere mekanike. Në këtë të fundit jam aktualisht në punën e filluar qysh 12 vjet më parë. Kam bërë me korrispondencë dhe akadaminë “The Institute for Coaching & NLP” në Milano ku jam diplomuar si Coach NLP. Prej nje viti bashkpunoj me shoqatën “Donne Contro La Violenza” të Meranos ku bëj disa netë në muaj asistencë natë për rastet urgjence, në ndihmë të grave që kanë nevoj. Prej 15 vjetesh jetoj në provincën e Bolzano-s, një provincë e mrekullueshme që më ka pelqyer shumë sapo e pash për hërë të parë.

Për cfarë kandidoni në zgjedhjet komunale të 20-21 Shtatorit?
Kandidoj për këshillin komunal të Meranos, si kandidate e PD (Partia Demokratike)

Pse ndërmorrët inisiativën të hynit në këtë garë, cfarë ju shtyhu?
Merano ka një numër të madh shqiptarësh që banojnë prëj vitesh aty, por asnjëherë nuk kanë patur një përfaqësues në komunë. Duke qënë antare e PD meraneze më bën propozimin të hyja në këtë garë dhe unë pranova, edhe pse nuk është e thjeshtë, por unë nuk refuzoj një iniciativë që e shoh pozitive për ne shqiptarët.

Pse kandidoni në siglën e Partisë Demokratike, cfarë përfaqeson kjo parti në Itali?
Partia Demokratike në Itali është parti e të majtës. Unë kam qënë gjithmonë me të majtën italiane. Siç e thash dhe më sipër, e kam vuajtur politikën kundër emigrantëve të të djathtës italiane. Cdo dekret / ligj kundër emigrantëve, për ta bërë të veshtirë integrimin e emigrantëve në Itali është pjellë e politikës së djathte italiane. Trishtohem kur dëgjoj emigrant që tashmë janë bërë qytetarë italiane, bashkohen me Legen apo me “Fratelli d’Italia”, dy parti me një politike të thellë antiemigrante. Një avokat i njohur afrikan e ka quajtur këtë veprim “prostitucion politik“. Sinqerisht unë nuk di si t’i quaj ndryshe, më duket e goditur si shprehje.

Sa vite keni në Itali dhe sa vështirë ka qënë përshtatja?
Në Itali banoj prej 25 vjetësh. Kam një karakter që përshtatet në çdo ambient. Përpiqem ta njoh mirë ambientin ku jam dhe kërkoj të përshtatem duke patur si bazë respektin reciprok me të tjerët që janë në atë ambient. Vitet e para në Itali ishin të vështira, si për shumicën e emigrantëve. Por me fillimin e punës në profesionin tim vështirësitë filluan të zvogëloheshin. Kur u shkeputa nga Veneto dhe erdha në Bolzano, vështirësia më e madhe ishte për të gjetur vendbanim, nuk ishte e thjeshtë për një shqiptar të gjente shtëpi në ato vite. Por kjo ishtë për mua e vetmja vështirësi sepse për reston, Bolzano u prezantua si një qytet pozitiv për t’u stabilizuar me familje e punë. Pas nje viti në Bolzano lindi dhe djali im…shenjë e qetësisë shpirterore që gjeta në këtë qytet.

Cfarë do të bëni ju për emigrantet shqiptarë nëse do të votoheni?
Qyteti i Meranos është një qytet ku shqiptaret janë të integruar mirë. Ka një komunitet të madh shqiptaresh që banojnë në Merano, sidomos të ardhur nga zona e Dibrës. Janë puntore, imprenditor, familje që meritojnë respekt. Personalisht nuk më pelqejnë premtimet e bëra në periudhën e zgjedhjeve, dhe nuk dua të bëj diçka që nuk më pëlqën apo që nuk e quaj korrekte. Prandaj mund të them që Partia Demokratike ka një program për të gjithë qytetarët e Meranos, për përmirësimin e kushteve të jetesës. Shqiptarët bëjnë pjesë të barabartë në këtë program ashtu si gjithë qytetaret e tjerë, pa dallim.

Kjo nuk është gara juaj e parë, keni patur eksperiencë edhe më parë…?
Unë kam kandiduar për herë në 2018 në zgjedhje e këshillit provincial. Mund të them që u habita me numrin e votave që morra, sinqerisht kisha “frikë” se mos bëja një prezantim jo dinjitoz, domethënë me pak vota. Por numri i votave ishte sadisfaksion për një fillestare.

Sa e lidhur jeni me Shqipërinë dhe Vlorën?
Shqipëria është gjithmonë në zemër. Çdo natë degjoj lajmet dhe më duket sikur jam në Shqipëri, edhe pse siç thashë kam 25 vjet që banoj në Itali. Më duket sikur kam ikur dje nga Mëmëdheu. Sipas meje lidhja me vëndin ku ke lindur është mbinatyrale, dmth,nuk varet nga ty, ka qenë, është dhe do jetë deri në vdekje. Vlora është qyteti ku kam lindur dhe jam rritur, është qytet me karakteristika që të bëjnë krenare për historinë e saj, për natyrën e mrekullueshme. Kur më pyesin çfare të mungon më tepër nga vendi yt them përveç të afërme të mi, më mungon shumë deti. Kush lind në nje vend bregdetar e ka detin si pjesë të identitetit të tij dhe kur nuk e ka aty ku banon, ndjen që diçka i mungon edhe pse mund të ketë shumë gjëra të tjera. Dhe për mua deti më i bukur është ai i Vlorës.

Një mesazh, pse duhet t’ju votojnë ju?
Italianët apo emigrantët jo shqiptarë që nuk më njohin është e vështirë që të më votojnë. Por përsa i përket shqiptarëve, dëshiroj shumë të jem një mbeshtetje, një shembull pozitiv, një pikë orientimi, të jem zeri i tyre në komunën e Meranos. Eksperienca e jetës time si emigrante, e bërë gjithçka me forcat e mia, mund të jetë garanci për votën e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*