Tre të rinj shqiptarë janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe, pasi ishin kapur  rreth një vit më parë me kokainë të pastër, të cilët synonin ta hidhnin në treg, vlera e së cilës shkonte deri në 506 mijë paund.

Sipas mediave britanike Endri Cena, 26-vjeç dhe Denis Markeci, 29-vjeç, kishin pranuar posedimin e lëndës narkotike të klasit A, ndërsa lëviznin në vend me dokumente identiteti të rremë. Ata u dënuan përkatësisht me 7 vjet dhe 5 vjet e tetë muaj burg.

Ndërkohë, Dorian Zili, 25-vjeç, u akuzua vetëm për posedim të dokumenteve të rreme dhe për këtë u dënua me 6 muaj burg.

Ata u arrestuan në dhjetor të viti të kaluar, ndërsa u kapën me 4 pako kokainë brenda një furgoni, të fshehur në një depo ilaçesh.

Denis Markeci, përpara arrestimit, për të shpëtuar përplasi makinën e tij më atë të policisë madje kundërshtoi me forcë ata.

Endri Cena, ka tentuar edhe ai ti shpëtojë arrestimit nga një shtëpi në Britton Gardens duke u hedhur nga dritarja.

Pa përfundimit të dënimit, të rinjtë pritet të dëbohen nga Britania e Madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*