Në Gjykatën e Fierit pritet që ditën e sotme të jepet masa e sigurisë për Klodian Çalamanin, autorin e vrasjes së 8-vjeçarit Mateo.

Situata është tensionuar në hollin e gjykatës.

Familjarë, e ëma , babai i 8-vjeçarit ndodhen në ambientet e gjykatës dhe kanë tentuar të hyjnë me forcë. Mes lotësh e britmash kërkojnë drejtësi për këtë krim të rëndë që tronditi vendin.

Për shkak të rritjes së tensionimit të situatës është rritur numri i efektivëve në ambientet e Gjykatës.

 

 

Ka qenë vëllai i 8-vjeçarit , i pikëlluar i cili i ka kërkuar efektivëve të futet në ambientet e Gjykatës për të qenë i pranishëm në seancë.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, pasi 8-vjeçari u vra në mënyrë barbare nga fqinji, i cili pasi e goditi me lopatë duke e lënë pa jetë në vend, më pas e ka groposur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*