Situata e pandemisë në vendin tonë shfaqet problematike ku numri i shtrimeve të reja  në spitalin Infektiv vijon të rritet dita ditës, e gjithë kjo situatë ka sjellë dhe reagimin e mjekes së QSUT-së, Mira Kola. Ajo i ka bërë një apel të fortë qytetarëve për ruajtjen e masave të distancimit social dhe higjenës në mënyrë që të ruajnë veten dhe të tjerët.

Mesazhi i plotë:  “Ju ftoj të gjithëve së bashku të çelim ndjenjën e përgjegjësisë, ndjenjë që lidhet me zbatimin e masave ndaj këtij virusi që u bë ditë dhe muaj midis nesh. Nuk ju kushton asgjë të mbani një maskë, nuk ju kushton asgjë të ruani distancimin fizik. Masa këto që në pamje të parë duken të thjeshta, por që shprehin një dashuri pa kufi për jetën, shprehin mirënjohje dhe përkushtim për gjithë stafin që punojnë me pacientët me COVID”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*