E thirrur nga deputeti, Lefter Maliqi, në interpelancë për situatën në burgje, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj foli për transformim të sistemit penitenciar.

Ajo nënvizoi futjen e regjimit të 41bis, që sipas Ministres, ndërpreu lidhjet e krimit të të dënuarve me jashtë.

Gjonaj: Kur mora drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë gjendja e e burgjeve fliste vetë ku ndodhej.

Në raportin e BE për 2020 janë vlerësuar arritjet. Në tre vjet kemi bërë një reformë të qenësishme të sistemit penitenciar. Kjo interpelancë më jep mundësinë të them sa shumë kemi bërë për sigurinë në burgje. Zbatimi i regjimit 41bis, nëse dikujt këtu apo jashtë kësaj salle i vjen keq, ka shënuar një kthesë të jashtëzakonshme duke ndërprerë lidhjet e krimit.

Pavarësisht situatave të njëpanjshme të gjendjes së jashtëzakonshme dhe fatkeqësisë natyre i ngadalësoi kohën por nuk i ndali procesin. Filtri i sigurisë në burgje është rritur si për takimet favorizuese ashtu dhe për sendet e ndalura përmes kontrollit ku kemi pasur dhe raste arrestimi të punonjësve të policisë së burgjeve.

Për tre vjet janë referuar në prokurori 937 kallëzime penale, nga të cilët 295 janë punonjës të policisë së burgjeve. Krahasuar me vitet para 2017 kemi 5-fishim të numrit të punonjësve që janë kallëzuar penalisht. Pse ka ndodhur? Sepse ligji është aty për tu zbatuar nga të gjithë dhe jemi të gjithë të barabartë para tij, duke filluar nga unë.

Gjonaj shtoi se “për herë të parë u aplikua regjimi i mbikqyrjes së veçantë, ku sot janë 110 të dënuar në këtë regjim që kanë thyer rëndë sigurinë dhe rendin në burgje”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*