Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkoi parlamentit shqiptar të mos miratonin 2 konçesionet e ndërtimit të akseve rrugore Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.

‘’Top-Channel’’ siguroi në mënyrë ekskluzive shkresën që KLSH-ja i drejtoi kryeministrit Rama, zv/kryeministrit Erion Braçe, kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe Ministres së Transportit dhe Infrastrukturës Belinda Balluku që të tërhiqen nga miratimi i dy konçesioneve.

Organi i lartë i kontrollit shtetëror argumenton se pagesa e 10 milionë € interesa për hua për dy kompanitë konçesionare ‘’Gjikuria sh.p.k.’’ dhe ‘’ANK sh.p.k’’ do të ketë kosto negative për buxhetin e shtetit, pasi këto hua nuk ekzistojnë.

“Vetëm për kontratën e Milot-Balldrenë, rezultojnë pagesa tepër, të pajustifikuara sipas kontratës dhe të panevojshme 6.1 milionë euro që përbëjnë pasoja negative financiare për buxhetin e shtetit. Për Orikum-Dukat do të paguhen 3.6 milionë euro interesa të panevojshme, që përbëjnë pasoja negative për buxhetin e shtetit’’, shkruhet në kërkesën e paraqitur nga KLSH-ja.

Kostoja totale e ndërtimit të dy akseve rrugore në fjalë kap shifrën e 281 milionë €. Në seancën e fundit plenare, parlamenti hodhi poshtë 8 dekretet e presidentit Meta, ku midis tyre ishin dhe kthimi mbrapsht i konçesioneve Milot-Balldren dhe Orikum Dukat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*