Vijon beteja mes socialistëve dhe presidentit Ilir Meta.

Socialistët nuk humbin kohë por do të paraqesin nesër në seancë parlamentare kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Metës. Me 14 vota pro dhe kundër vetëm votën e deputetit Adriatik Alimadhi kalon nesër në Kuvend propozimi i 49 deputetëve socialistë për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit.

Ndërkohë kreu i shtetit nuk u paraqit sot në seancë dëgjimore duke deklaruar se agjenda e tij ishte e paracaktuar dhe i mundëson zhvillimin e këtij bashkëbisedimi vetëm më 10 maj 2021.

“Pikërisht nisur nga axhenda zyrtare dhe e ngjeshur e Presidentit të Republikës, si dhe duke marrë në konsideratë volumin e informacionit që mund dhe duhet diskutuar me Komisionin e Ligjeve, çështje këto që përfshijnë pyetjet, rastet, verifikimet dhe të dhënat, të cilat i kemi evidentuar në shkresën tonë nr. 1520/2 prot., datë 5.5.2021, dhe për të cilat kemi pritur reflektimin tuaj, kemi shprehur gadishmërinë e Presidentit për t`u takuar, diskutuar e për t`u shprehur me Komisionin e Ligjeve, qoftë dhe virtualishtnëpërmjet platformës CISCO-ËEBEX, në datën 10 maj 2021” shkruhet në kthim përgjigjen e presidentit.

Por  për socialistët kjo është vetëm një tentativë e presidentit për ta shpallur të pavlefshme.

Hyseni kërkon dënimin e Metës

Alket Hyseni: “ Nëse ne do të arrijmë ta ngrejmë këtë komision para datës 9 maj do të jetë në përputhje me Kushtetutën.  Veprimtaria e këtij komisioni do të shtrihet deri më 9 korrik. Kërkesa e presidentit për tu dëgjuar në datën 10 është kërkesë tipike opozitare për tu shmangur me procedurë  sovranit. Nëse do të bëhet në datën 10 do të ishte jashtë afatit. Prandaj nuk ka ardhur se i kishte të gjitha mundësitë. Do të ishte e mirëkuptueshme nëse presidenti mund të ketë qenë në vizitë jashtë vendit dhe koha mund të ishte e pamundur, por në këtë rast është moralisht i padrejtë dhe të jetë i dënueshëm”

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja bëri të ditur se nesër në seancë plenare do të votohet kërkesa e deputetëve socialistë për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e tij.

 “Momenti i ngritjes së komisionit hetimor duhet të jetë para 4 mujorit të fundit të mbarimit të kësaj legjislature. Kuvendi nesër në seancë plenare do të votojë për ngritjen ose jo të komisionit hetimor. Nesër do ta votojmë. Pastaj se kur e përfundon punën ky komision hetimor varet nga afati që do të përcaktojë. Nëse do ta përfundojë brenda afatit që cakton puna e komisionit hetimor konsiderohet e mbyllur puna e tij. Presidenti duke kërkuar datën 10 maj kërkon që kërkesën e 49 deputetëve socialistë ta nxjerrë jashtë afatin. Presidenti tenton të pengojë qëllimisht punën e kuvendit të Shqipërisë”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*