Gjatë mbledhjes së sotme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë propozuar hapat për të ngritur Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), e cila do të finalizohet brenda 30 ditëve.

Propozimi i cili ka marrë mbështetjen e shumicës së anetarëve është se KLP-ja do të bëjë emërimin e tetë prokurorëve në  SPAK, duke filluar të plotësojë organikën e SPAK dhe menjëherë do të hapet gara për shprehjen interesi për drejtuesin e SPAK, e cila zgjat 5 ditë. Propozimi është miratuar sot në KLP me 11 vota.

Një tjetër pikë e rëndësishme në propozimin e miratuar është edhe koordinimi që KLP duhet të ketë me Këshillin e Lartë Gjyqësor për ngritjen e Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion.

Më herët gjatë mbledhjes, KLP ka listuar 15 kandidate, tashmë 8 prej tyre të vetuar me vendim të formës së prerë, 1 prokuror Ndini Tavani është tërhequr nga gara dhe tashmë është rrëzuar nga vetingu kurse Besnik Muçi është zgjedhur anetar ne Gjykaten Kushtetuese.

Manjola Kajana eshte ankimuar dhe aktualisht eshte ne KPA dhe Anila Jella nuk e ka kaluar KPK, por eshte shtyre seanca degjimore. Anton Martini, Elizabeta Imeraj dhe Doloreza Musabelliu nuk kane kaluar ende fazen e pare te vetingut ne KPK.

Për ngritjen e SPAK do të shfrytëzohet kuadri ligjor që parashikon ndërtimin e institucionit me tetë prokurorët të cilët kanë kaluar të dyja shkallët e vetting-ut, ndërsa dy të tjerët për të plotësuar dhjetëshen, të jenë prokurorë të përkohshëm ose të komanduar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*