Nga Toni Pirrello

Romë

 Ish-trajneri i Kombëtares Italiane, Luciano Spalletti, është rikthyer të flasë publikisht për largimin e tij nga pankina e “azzurrëve” dhe dështimin në Euro 2024, gjatë emisionit “#Nonsolomercato” që transmetohet çdo të hënë në Rai 2.

Ajo që ndodhi me Kombëtaren nuk më kalon dhe nuk do më kalojë kurrë. Jam një njeri që vepron sipas ndjenjave, jo interesave. Me Italinë ndjeva sikur isha në parajsë. I dhashë gjithçka, por nuk arrita të jap asgjë. Më vjen keq që zhgënjeva pritshmëritë dhe marr përgjegjësinë e plotë,” tha Spalletti.

Trajneri italian tregoi se kishte zgjedhur vetë lojtarët, ndërsa falënderoi Federatën për mbështetjen. Ai u shpreh thellësisht i prekur për tifozët dhe faktin që nuk kontribuoi në rritjen e Kombëtares.

Asgjë nuk më kalon lehtë  gjithçka më djeg përbrenda, tha ai me ndjeshmëri të lartë.

Spalletti shprehu gjithashtu mbështetje të fortë për pasardhësin e tij, Gennaro Gattuso, duke u shprehur i bindur se ai do të arrijë objektivin madhor

I uroj shumë fat Gattusos, jam i sigurt që do të arrijë kualifikimin për Kupën e Botës. Do të thërrasë të njëjtët lojtarë që zgjodha unë. Njihemi prej kohësh dhe e respektojmë njëri-tjetrin. Jemi të ngjashëm: pasionantë dhe shumë të përkushtuar.

Spalletti për kampionatin e ri në Serie A

Në fund, ish-trajneri u ndal edhe te sezoni i ri i Serie A që po afron

Ekipet favorite janë të zakonshmet, Napoli, Inter, Milan dhe Juventus. Por shpresoj që të futet në garë ndonjë skuadër tjetër si Roma apo Lazio. Jam i lumtur për rikthimin e Sarrit dhe Allegrit  i vlerësoj shumë.

Spalletti vlerësoi gjithashtu trajnerin Gian Piero Gasperini, i cili këtë sezon do të drejtojë Romën:

Jam kurioz të shoh si do të shkojë aventura e Gasperinit në një qytet si Roma, larg shtëpisë së tij. Napoli ka baza të forta dhe klubi ka punuar shumë mirë. Për mua, mbetet favorit për titull.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*